Skip to Content

Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Your Journey Starts Here,


Mirësevini në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (FEA) është një ndër fakultetet më të rëndësishme të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT). Ai zë fill që nga viti 1971, me emërtimin Fakulteti i Ekonomisë Agrare. Ai ka luajtur padyshim një rol të rëndësishëm në përgatitjen e profesionistëve të rinj në shërbim të zhvillimit ekonomiko- shoqeror të vendit. Mbas viteve ‘90 ai sikundër edhe të gjitha njësitë e tjera të UBT-së ka adaptuar me shpejtësi një qasje të re, është përshtatur dhe ka zhvilluar një sërë reformash për tju pëgjigjur sfidave të reja dhe diamikave të zhvillimit të tregut të punës dhe sistemit të arsimit të lartë ne vendin tonë.

FEA ka aktualisht gjashtë departamente, Departamenti “Drejtim Agrobiznesit”, Departamenti “Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural”, Departamenti “Financë Kontabilitet”, Departamenti “Matematikë dhe Informatikë”, Departamenti “Menaxhim i Turizmit Rural” dhe Departamenti “Gjuhëve të Huaja”.

FEA është njesia kryesore më e madhe në UBT, me rreth 3000 studentë, 90 anëtarë efektivë të stafit akademik dhe 8 anëtarë të stafit ndihmës akademik, si dhe ofron aktualisht 21 diploma në të tre ciklet e studimit. FEA në përbërjen e tij përfaqëson njësinë më të rëndësishme të kërkimit dhe ekspertizës në fushën e ekonomisë, agrobiznesit dhe zhvillimit rural. Ai ka në fokus jo vetëm edukimin shkencor e profesional të studentëve por edhe konsulencen dhe gjenerimin e ideve për zhvillimin e sistemit të agrobiznesit në vendin tonë.

✅ Misioni

Misioni i FEA-s është ofrimi i dijeve të thelluara nëpërmjet arsimimit, kërkimit, trajnimit dhe ofrimit të ekspertizës në fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve të agrobiznesit, ekonomisë dhe politikave zhvillimit rural të integruar, informatikës së biznesit, financës, kontabilitetit, auditimit, marketingut, agroturizmit, aplikimit të teknologjisë së informacionit për të përballuar me sukses sfidat dhe nevojat e ekonomisë, sistemit të agrobiznesit dhe zhvillimit rural.

🌟 Vizioni

Vizioni i FEA-s është të jetë një qendër ekselence me reputacion të lartë në nivel kombëtar e rajonal, për prodhimin dhe përhapjen e dijes dhe inovacionit nëpëmjet edukimit profesional dhe shkencor, kërkimit shkencor, jetësimit të inovacionit dhe ofrimit të ekspertizës në dobi të ekonomisë, sistemit të agrobiznesit dhe të zhvillimit rural në hapësirën shqipfolëse dhe më gjerë.

Menaxhimi dhe Administrata

Dekan

Prof. Dr. Remzi KECO

Profil i plotë

Zv. Dekan për Mësimin

Prof. Asoc. Dr. Edmira SHAHU

Profil i plotë

Zv. Dekan për Shkencën dhe Projektet

Prof. Asoc. Dr. Irma TABAKU

Profil i plotë

Administratore

Jeta SINOJMERI

Profil i plotë

Asistente e Dekanatit

Nertila FILIPI

Profil i plotë

Departamenti Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural

Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural është unik në arsimin e lartë në Shqipëri, duke ofruar programe studimi që parashikojnë dhe mbështesin zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Ai ofron programe studimi dhe realizon kërkime shkencore në fusha të tilla si politikat agraro-rurale, ekonomia e aplikuar në bujqësi, menaxhimi i burimeve natyrore dhe mjedisit, administrimi rural, etj.

Departamenti Financë Kontabilitet

Departamenti Financë Kontabilitet është themeluar në vitin 2007, në të njëjtin vit me krijimin dhe ristrukturimin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ky departament është krijuar duke ruajtur vazhdimësinë e dy katedrave, të Financës dhe Kontabilitetit, që kanë ekzistuar deri në vitin 1994. Departamenti Financë Kontabilitet është organizuar në përputhje me Statutin e UBT, duke pësuar ndryshime sasiore dhe cilësore.

Departamenti Drejtim Agrobiznesi

Departamenti “Drejtim Agrobiznesi” (DDA) është një nga njësitë themelore dhe me traditë të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ky departament synon të jetë një qendër ekselence në arsimim, kërkim dhe shërbim ndaj komunitetit, në funksion të zhvillimit të  qëndrueshëm të bizneseve në sektorin bujqësor dhe atë ushqimor...

Departamenti Menaxhim Turizëm Rural

Departamenti “Menaxhim Turizmi Rural” (DMTR) është krjuar si risi dhe nevojë në vitin 2012 me hapjen e programit bachelor me të njëjtin emër. Ofron programe studimi në fushën e turizmit rural dhe kërkime shkencore në: politikat  dhe strategjitë e zhvillimit të Turizmit të qëndrueshëm, menaxhimin e sipërmarrjeve turistike, menaxhimin e cilësisë në turizem...

Departamenti Matematikë dhe Informatikë

Misioni i Departamentit Matematikë dhe Informatikë është të përgatisë profesionistë të specializuar në fushën e informatikës dhe ekonomisë, si dhe të zhvillojë njohuri në përputhje me avancimin e shpejtë të sistemeve të informacionit dhe teknologjive në fushën e biznesit, duke siguruar mësimdhënie me cilësi të lartë si dhe të drejtojë kërkime shkencore ...

Departamenti Gjuhëve të Huaja

Departamenti i Gjuhëve të Huaja është pjesë përbërëse e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ky departament ofron rol mbështetës për të gjitha departamentet e fakulteteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës nëpërmjet modulit të gjuhës angleze për qëllime specifike dhe atë të terminologjisë mjekësore (latinisht) në nivelin Bachelor.